Mark Marku i ftuar ne studio televizive eshte shprehur per shembjen e Teatrit Kombetar.
Gjate kohes qe ishte i ftuar aty Marku e ka konsideruar Robert Ndreniken si “nje lecke te poshteruar ne prag te pleqerise”.
Ai po komentonte prishjen e godines se vjeter te Teartit per te hapur vendin te riut dhe ai vete ka thene se duhej ndertuar ashtu sic ka qene.
Por gjithashtu Marku ka folur edhe per Viktor Zhustin te cilin ai e ka konsideruar si trafikant.
Por nderkohe apeloi qe te gjithe shqiptaret te dalin ne proteste per te ngritur zerin
“Edi Rama i ka shpallur luftë demokracisë. Ne jemi një shtet gangsterësh. Rama veproi natën, si një gangster që zbret natën dhe shkatërron Teatrin Kombëtar. Ishte g.oditje ndaj demokracisë shumë e rëndë. Unë nuk e kuptoj këtë demonstrim force. Beteja vazhdon. Monumentet kulturore duhet të rikonstruktohet. Ky është një akt shumë i rëndë që nuk e bën as pushtuesi. Edhe pushtuesi ka qenë më i ndjeshëm. Vetëm ISIS ka shkatërruar veprat kulturore e talibanët. Forcë e ndërgjegjshme strukturore nuk e bën këtë gjë. Këta nuk janë politikanë, por kanë vepruar si banditë”, tha Marku.