Aktorja e humorit Marjana Kondi ka folur në një emision për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Koço Devole.
Marjana e ka ndjere shume kete humbje dhe shprehet e pikellyer. Ndër të tjera, ajo vuri në dukje se artisti i ndjerë vuante nga sëmundje të tjera, por po të mos ishte në mes koronavirusi, ai do të kishe jetuar.
“Sa e mora vesh lajmin, për 2 orë vetëm kam qarë. Ishte një moment i tmerrshëm. Sikur një pjesë e shpirtit m’u shkëput. Kanë ikur edhe kolegë të tjerë, por ndoshta nuk ka qenë në mes korona. Jam në një moment jo fort të mirë tani duke menduar për ndarjen nga jeta të Koços. Duhet të tregojmë kujdes.
Ne dimë vetëm një gjë: Koço vuante edhe nga sëmundje të tjera, por nëse nuk do ishte Covid ai do të jetonte,” tha ajo.
Mesohet se deri në 31 tetor, Devole doli nga Infektivi pas infektimit me koronavirus, por u desh të intubohej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe faktit që vuante nga leuçemia.
“Që kur u fut për herë të dytë në intubim, nuk i shau mjekët, por shkoi atje për herë të dytë […] Ka pasur një natyrë që nuk ankohej. Ne kur flisnim, nuk flisnim për sëmundjet, por për punët dhe familjet. Nuk donte t’i përmendte sëmundjet. Prandaj thashë që iku me karakter,” përfundoi Kondi me ze te dridhur.