Kemi lexuar histori të ndryshme, ku vajza dhe gra kanë zbuluar në mënyrë krejt të pazakontë se vuanin nga kanceri i gjirit, por rasti i Claire Granville është padiskutim një nga më të veçantët. Gruaja britanike nga Hull, zbuloi se vuante nga kjo sëmundje e rëndë pasi vajza e saj Matilda refuzoi të ushqehej me qumësht gjiri. Infermierja 40-vjeçare kishte ushqyer më pare edhe dy fëmijët e tjerë, Jacob 12 vjeç dhe Amelie 10 vjeç, por me Matilda-n ishte ndryshe.
Mamaja zbulon se ka kancer gjiri falë vajzës 13-muajshe
Gjithçka nisi në prill të 2018-ës, kur vajza e vogël asokohe vetëm 13 muajshe nuk donte të pinte më nga gjiri i saj i majtë. ‘’E dija që kishte diçka që nuk shkonte, por nuk mendoja se bëhej fjalë për kancerin e gjirit. Kisha bërë herë pas here eko të gjirit dhe nuk kisha vënë re ndonjë gjë të dyshimtë, derisa Matilda filloi të mos pinte më nga ajo anë. Mjekët më këshilluan fillimisht të mos shqetësohesha, por pasi iu nënshtrova një kontrolli më të specializuar vunë re praninë e tumorit 10 cm pas thithkës së majtë.’’-ka rrëfyer ajo për ‘’Mirror’’.
Sipas mjekëve kanceri i gjirit ishte shpërndarë në 31 nyje limfatike, ndaj duhej të ndërhynin menjëherë. Ata i hoqën gjoksin e majtë, sakaq Clairebëri gjitashtu seanca të ndryshme kimio dhe radioterapie. Në janar të këtij vitit, ajo doli nga spitali dhe ka ndarë historinë e saj të jashtëzakonshme me të gjithë, duke paralajmëruar të gjitha gratë e tjera të mos neglizhojnë asnjë shenjë.