Lum prindërit që i kanë/ 4 fëmijë shqiptarë gjejnë dhe dorëzojnë portofolin plot me para

Katër të rinj- fëmijë të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin P o licor në Vushtrri.

Ky gjest i mirë, është raportuar të mërkurën rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

Po licia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe P olicinë e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Po licisë në Mitrovicë thotë se i është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm.