Luljeta Bozo ‘çudit vendin’, u zgjodh nga Rama, por deklarata që sapo bëri për Sali Berishën i cuditi te gjite

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo në një intervistë dhënë për euroneës, ka deklaruar se do e refuzonte postin ministror nëse do i propozohej nga Rama.

“Edhe sikur të më thoshin s’do pranoja asnjë post ministri. Posti i ministrit është me shumë përgjegjësi konkrete me njerëzit, deputetët e kanë në një plan më të gjerë përgjegjësinë, do forcë, do energji fizike. Unë nuk mund të qëndroj në dikastere që kërkojnë kaq shumë energji”, thotë deputetja e zgjedhur e PS.

Edhe pse qëndrimet e saj për kohën e komunizmit sollën një reagim të madh në publik, Bozo shprehet se nuk ka ndryshuar qëndrim duke përdorur këto argumente.

“Nuk ka sistem që i ka të gjitha gjërat e mira. Ai sistem, e kam thënë dhe nuk heq dorë, ka disa arritje të cilat shumë rrallë ose shumë vështirë mund t’i bëjë një vend si Shqipëria me një ekonomi të shkatërruar nga lufta. Gjithë Shqipëria bregdetare ishte kënete, e gjeti Shqipërinë me një ekonomi as agrare, me 98 për qind analfabetë. Në 1960, çdo 3 shqiptarë 1 ishte në shkollë, i dha një vrull shumë të madh zhvillimit të arsimit që krijon trurin. Bëri elektrifikimin, bëri vepra hidroenergjetike, bëri sistemin e vaditjes shumë modern. Kishte anë negative, që janë mbyllja hermetike, e dyta ishte lufta pa mend e klasave, gabimi i tretë ishte lufta në ekonomi; kur i morën fshatarit çdo gjë, kjo ishte katastrofa”, shpjegon znj. Bozo/

“I kam thënë të gjithëve; u thoni atyre që shkruajnë nëse kanë gjë me Luljetën, telefonin e kanë, e-mail e kanë, takohemi dhe të m’i thonë në sy ato që kanë”, shprehet 79-vjeçarja.