Të gjithë i duam bimët e ndryshme brenda në shtëpi. Fundja, për kë janë nëse i lëmë në ballkon?! Për ta bërë atë të duket më të bukur?! Ok, por kjo është më së shumti për të tjerët e pak për ty që i sheh vetëm kur i ujit. Kemi zgjedhur disa lule që mund t’i mbani brenda, jo vetëm për ta bërë shtëpinë të duket më e bukur por edhe sepse, siç mund ta dini tashmë, bimët përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm. Rreth kësaj, në fakt, NASA ka bërë një studim qysh në vitet ’80 dhe rezultati që doli ishte mjaft interesant: bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojë oksigjen por kjo nuk është gjithçka. Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në banesat tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Se cilat janë disa prej tyr,e po jua tregojmë…
1. Laurenti (gjuha e vjehrrës)
E njohur në zhargon me emrin ‘gjuha e vjehrrës’ kjo bimë është ndër më të mirat për të pastruar ajrin e shtëpisë. Është në gjendje të filtrojë substancat që gjenden në solucionet pastruese që përdorim, në letrën higjienike apo në gjërat që përdorim për higjienën personale. Vendoseni një në tualet edhe pse nuk mund të keni dritë.
2. Fikusi
Kjo bimë gjerësisht e përdorshme te ne, mund të na ndihmojë duke filtruar shumë elementë të padëshiruar që gjenden kryesisht në tapet apo në mobiliet e shtëpisë. Fikusi, nuk është bimë aq e lehtë për t’u rritur por nëse zgjidhni pozicionin e duhur për ta pasur të ekspozuar në diell mund të jetojë mjaft gjatë.
3. Krizantema
Lulet e me ngjyra të krizantemës përveç se i japin gjallëri shtëpisë apo zyrës suaj, do t’iu shërbejnë edhe për të filtruar benzenin e gjendur nëpër parkete, në enët plastike apo në detergjent të ndryshëm. Mos harroni ta përkëdhelni nga dielli; vetëm kështu do t’iu gëzojë me lulet e saj.
4. Aloe
Kjo bimë është e lehtë për t’u mbajtur sepse nuk kërkon shumë kujdes dhe është ‘e vëmendshme’ ndaj pastërtisë. Vendi më me dritë i kuzhinës është ideali për të. Duke e pasur aty, ndërsa prisni të ziejnë fasulet, mund të prisni ndonjë degë e ta përdorni si maskë për fytyrën.
5. Bambo
Këto degëza të vogla që nuk u gjendet ‘karari’ aq kollaj sepse shpesh thahen, nuk duan as shumë diell e as shumë errësirë. Një zonë me dritë neutrale dhe një vazo me pak ujë është ajo çka i duhet bambusë që ka të njëjtat efekte si bimët e mësipërme.