Xhesina Xhika punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.
Xhesina është nga një fshat i Elbasanit dhe shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte një profesion si pilotimi.
“Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion”.
Për Xhenisën është profesion që mësohet por kushton shumë. “Është i kushtueshëm. Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sa krificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste”.
25 vjeçarja tregon sa pilote femra ka në këtë profesion. “Tregu i pilotëve kudo në botë kryesohet nga meshkujt, femrat janë rreth 7%. Por më vjen mirë sepse kam njohur shumë vajza të tjera që janë pilote ose po trajtohen për t’u bërë pilote. Këtu në Dubai nuk kam pasur paragjykime”.