Lidhje me Borën?! Atdheu me fund tregon të gjitha:

Prej kohësh është folur për një lidhje mes ish-konkurrentit të Përputhen, Atdheut dhe moderatores Bora Zemani. Kjo e fundit e ka mohuar para disa kohësh, kur po diskutohej një foto që kishte qarkulluar në rrjetet sociale, mes djalit nga Kosova dhe Zemanit. Së fundmi lidhur me këto aludime ka reaguar edhe Atdheu.

Ish-konkurrenti publikoi në Instastory një status, në të cilin ndër të tjera shkroi: “Jam single dhe i lumtur. Nuk jam as me Shqipen, as me Sarën dhe as me gocën tjetër (Bora Zemani), se na keni lodh, na hapët barkun”.

Atdheu nxiti thashethemet fillimisht duke deklaruar se vajza që i ka pëlqyer më shumë nënës së tij nga programi në fakt nuk është një ish-konkurrente, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për Borën.