Levrek në tavë me patate

Përbërësit

2 levrek
2 patate (të prera në feta)
vaj ulliri
4 thelpinj hudhër
4 feta limon
majdanoz
10 domate qershi
50 gr ullinj

Përgatitja
1
Si fillim prisni në sipërfaqe peshqit me ndihmën e një thike. Në një tavë me vaj ulliri vendosni patatet. Tani vendosni peshqit dhe i marinoni me kripë.
2
I mbushni me hudhra, fetat e limonit dhe majdanoz sipas dëshirës. Shtoni edhe disa pomodorini sipër tavës, ullinj e dy feta limoni.
3
I marinoni edhe njëherë me kripë e vaj ulliri. I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *