Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e vona të mbrëmjes nga banorët e Pukës.

Tërmeti, sipas qendrës Mesdhetare është regjistruar rreth 25 kilometra larg qytetit.

Magnituda e tërmetit ka qenë 3.1 e shkallës Rihter.

Nuk ka raportime për dëme materiale, ndërsa raportohet se lëkundjet kanë qenë të shkurtra, por të fuqishme.