Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) se bashku me autoritetet ruse, jane duke diskutuar për një proces të mundshëm të “parakualifikimit” të vaksinës së Rusisë OBSH-ja është një proces sistematik i cili përcakton cilësinë e një produkti në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ata qe jane te infektiuar.
Presidenti Vladimir Putin ka thene se:“Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet shëndetësore ruse, ndërkohë diskutimet janë duke vazhduar në lidhje me parakualifikimin e mundshëm të OBSH-së për këtë vaksinë”, u shpreh zëdhënësi i organizatës Tarik Jasarevic.
“Parakualifikimi i secilës vaksinë përfshin rishikimin dhe vlerësimin rigoroz të të gjitha të dhënave të sigurisë dhe efikasitetit”, shtoi ai.
Ndryshe, ditë më parë OBSH pati reaguar për vaksinën e Rusisë, ku tha se kjo e fundit duhet t’i aplikojë rregullat sipas standardeve ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën.
“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror.
Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës pranë University College të Londrës tha se ky ishte një vendim “i pamatur dhe marrëzi”.
“Vaksinimi masiv me një vaksinë të testuar jo në mënyrën e duhur është diçka joetike,” tha ai. “Çdo problem që mund të lindë në fushatën ruse të vaksinimit, do të ishte katastrofik, qoftë për nga efektet negative mbi shëndetin, por edhe sepse do të ndikonte që popullata të mos i pranojë vaksinat.”