Lajmi i mire.Greqia heq karantinimin për të gjithë shqiptarët, ambasada jep njoftimin e fundit

Nje lajm i mire vjen nga qeveria Greke ku ka hequr karantinen me Shqiperine.

Vendimi vjen një ditë pasi Greqia shtyu hyrjen e turisteve shqiptar nga afati I mëparshëm 15 qershor duke e cuar në 1 korrik.

Ambasada greke në Tiranë ka bere njoftimin të hënën se Greqia ka kufizuar përkohësisht fluturimet ajrore, linjat detare dhe rrugore me vendin tonë per shkak se koronavirusi po perhapet dhe gjendja po fillon te alarmohet.

Përjashtim bën vetëm aeroporti ndërkombëtar “Eleftherios Venizellos’’ të Athinës.

Përjashtohen nga ndalim-hyrja:

-Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit, posedues të lejes së qëndrimit si dhe persona që kanë vendbanimin kryesor apo qëndrimin e përhershëm të tyre në Greqi;

-Kalimi i kamionëve për transport mallrash;

-Transporti i mallrave me anije;

-Hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje të natyrës profesionale absolutisht të nevojshme, të cilat i vërtetojnë me dokumenta.