Lajmi i fundit.Ndryshon data se kur do te hapet transporti publik.Ja 4 rregullat e reja qe duhen plotesuar

Ndryshon plani per rinisjen e transportit publik ne dt 15 qershor.

Ja dhe letra e plote

Përfaqësitë e shoqatave të transportit publik janë duke ndjekur me shqetësim situatën alarmante të krijuar nga Covid-19. Pa dyshim që qeveria shqiptare po përballet me vështirësi në këto momente delikate, por ju bëjmë me dije se situata e transportit në shqipëri, më saktë shoqëritë tregëtare të cilat operojnë janë të fundit ende të mbyllura dhe si pasojë në kolaps ekonomik.

Bazuar në informacionin e marrë në rrugë jozyrtare, i cili thotë për rifillimin e shërbimit më datë 15 Qershor, në pritje të zyrtarizmit të dy prej kërkesave të premtuara nga Kryeministri, ne po ju përsërisim edhe një herë kërkesat tona ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:

1.Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik( njësoj siç është për industrinë e peshkut).

2. Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.

3.Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.

4.Rimbursimin e kategorive të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014.