Mjeku Pellumb Pipera tashme i nohur per keshillat e tij dhe eshpjegimin per cdo dileme.
Kesaj here ai iu drejtoohet pushuesve dhe Pipero gjatë intervistës ka treguar se çfarë duhet të bëjnë pushuesit në këtë kohë pandemie. Secilit mund t’i ndodhë të ndihet keq në plazh e të dyshojë se është i infektuar me Covid-19, ndaj mjeku ka sugjeruar që menjëherë të telefonojnë 127. Ai po ashtu ka dhënë edhe një këshillë për operatorët turistikë. Ata ka thënë Pipero, duhet të pyesin pushuesit nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vinë nëse kanë shenja.
“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do këshilloja të qëndrojë në shtëpi. Nëse ndodh që kur është me pushime të ketë shqetësime mjafton të komunikojë me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion. Tamponi nuk është procedurë që të shëron, por procedurë diagnostikuese që ju ofrohet të gjithë qytetarëve qoftë shqiptarë apo të huaj. Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit, por para se t’i rekomandojnë akomodimin t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme siç është maska dhe distanca. Kaq mjafton për të qenë të sigurt edhe në bregdet edhe në mal”, është shprehur mjeku Pëllumb Pipero. Mjeku ka bërë me dije se ndodhet në Vlorë për pushime dhe është shprehur se masat po respektohen. “Tavolinat dhe çadrat janë në distancën e duhur. Dy tre qytetarë që kam shkëmbyer ishin me maskë të vendosur. Maska është e domosdoshme, qoftë edhe maska e thjeshtë është e rëndësishme për të qenë të sigurt kudo”, tha Pipero. Ndër të tjera Pipero tha se kujdesi dhe maska duhet të mos harrohen. Ai tha se natyrisht jemi ende brenda pandemisë në vendin tonë dhe shifrat ndryshojnë dita ditës. “Fakti që një 43-vjeçar pa sëmundje shoqëruese ka humbur jetën do të thotë se ky virus në vetvete mund të shkaktojë dëmtime serioze madje mund të marri jetën edhe në rastet kur nuk kanë sëmundje kronike edhe kur nuk janë të moshuar. Dua të përsëris kujdesin që duhet të kemi kudo, maskën që duhet ta kemi kudo”, tha Pipero.