Lajmi fundit “Ndryshon ora policore, kufizimet do rriten”, Rama flet edhe për mbylljen

Kryeministri Edi Rama është shprehur se për momentin nuk parashikohet karantinim i gjithë popullsisë, madje as i pjesshëm i saj, pasi situata e COVID është e përballueshme.

Rama ka theksuar se nëse nuk do të respektohen masat që janë vënë dhe numrat e situata përkeqësohet ndjeshëm, atëherë do të ngushtohet ora policore dhe do të rriten kufizimet.

Po ashtu Kryeministri komentoi edhe rastin e Greqisë. Sipas tij, Greqia si vend i BE e ka disi më të lehtë marrjen e një vendimi për karantinimin e popullsisë, pasi ka një ‘konto’ europiane që përgjigjet për të.

Rama: Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Në kushtet që jemi, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. Për një mijë e një arsye që i kam dërgjuar me vëmendje nga të tjerët që komunikoj për të mësuar dhe ndërkohë gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike. I efekteve traumatike të gjithë kësaj kohe dhe të gjithë këtyre shtrëngimeve, shqetësimeve tek psiqika e kësaj dynjaje.

Kur Greqia u mbyll ka një konto europiane që përgjigjet. Janë të gjithë këta komponentë që ne duhet t’i marrim në konsideratë se është kollaj të themi hajt ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa kufizuese që kemi përcaktuar. Nëse njerëzit nuk respektojnë ato masa që janë vënë ora policore do të ngushtohet dhe kufizimet do të rriten.