Evropianët do te vendosin javën e ardhshme listën me 50 vende jashtë BE-së me të cilat do të rihapin kufijtë, u deklarua sot nga sekretari francez i Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ne qe duan te udhetojme.
Ideja është të kemi një listë të parë me 50 vende që kanë vënë nën kontroll epideminë dhe për shkak të së cilës ne nuk rrezikojmë sigurinë shëndetësore të francezëve, shtoi ai por rendesi ka qe nga 1 korriku priten qe te hapet shume vende te bashkimit evropian.
Kufijtë e jashtëm të BE-së dhe hapësirës Shengen, të mbyllura që prej 17 marsit për të luftuar përhapjen e pandemise pritet qe të rihapen gradualisht duke filluar nga 1 korriku. Kufijtë brenda Europës janë hapur kryesisht që prej 15 qershorit, përcjell ATSH.
Lista e vendeve do të vendoset mbi bazën e të dhënave shumë objektive epidemiologjike, siç është niveli i incidencës dhe do riaktualizohet çdo dy javë, nënvizoi Jean-Baptiste Lemoyne.
Ai nuk theksoi nëse destinacionet e mëdha si SHBA-ja dhe Kanadaja do të bëjnë pjesë në këtë listë të parë.