Evis Kushi, Ministrja e Arsimit sot ka bere me dije se shkollat do te vazhdojne te jene te hapura derisa te behet nje vleresim tjeter nga Komiteti i Eksperteve. Edhe per mesimin online ajo tha se ishte vendosur pikerisht nga komiteti qe universitetet te mbyllen per nje muaj.
Ajo u shpreh se megjithese ka raste te vazhdueshme te mesuesve te infektuar apo nxenesish ose te drejtuesve te infektuar, ende them se jemi ne kushte optimale.
“Mësimi po vazhdon. Ne nuk kemi asnjë shkollë të mbyllur. Në të gjitha rastet kur ne kemi mësues të infektuar, ne i zëvendësojmë, kemi 1 mijë mësues shtesë. Në një kohë shumë të shpejtë ne bëjmë zëvendësimet. Natyrisht që duhet shumë durim.
Shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për momentin, pasi ne nuk mund të bëjmë parashikime afatgjata. I mirëkuptoj studentët, por prioritet në këtë moment është shëndeti.
Ekspertët gjykojnë se universitetet, konviktet, janë vatra të mundshme infeksioni sepse rinia, duke qenë se e kalon më lehtë virusin, nuk janë aq të kujdesshëm, u shpreh ministrja Evis Kushi.