Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar

Klarinetisti i njohur me emrin “Cika” ose Qamil Musto është ndarë nga jeta në orët e para të ditës së sotme.

Ai ka qenë një ndër njerëzit më të dashur dhe një nga figurat më të spikatura të sazeve të qytetit të Delvinës dhe më gjerë. Musto ka përfaqësuar dhe nderuar qytetin e Delvinës në shumë festival lokale, kombëtare e më gjerë.

Më herët klarinetisti është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak Delvinë.

Gjithashtu, ndër vite është vlerësuar me çmime dhe medalje si:

Medalja “Naim Frashëri” në vitin 1983 dhe1988

“Laureat i Festivalit” më 1988 “Mirënjohje Qytetare” nga Këshilli Bashkiak Delvinë më 05.12.2008.

Klarineta e Cikës ndër vite me ëmbëlsinë dhe mjeshtërinë e tij, ka përcjellë shumë melodi dhe tinguj magjepsës të cilat po shoqërojnë breza e brezë të tërë.