Home TE NDRYSHME Lajme të mira/ Shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë mund ta bëjnë...

Lajme të mira/ Shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë mund ta bëjnë testin e Covid në Rinas: Ja sa kushton

302
0

Nëse ke vendosur që të udhëtoni jashtë vendit, tamponin e COVID-19 mund ta kryeni edhe në Qendrën e Testimit PCR në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga “TIA”, ku është bërë me dije se për të bërë testin duhet të prisni rezultatin për 90 minuta, ndërsa kostoja është vetëm 35 euro.

Për të bërë testin PCR Covid-19, duhet të ndiqni hapat më poshtë:

1. Ju lutemi të vini në aeroport tre orë para fluturimit tuaj

2. Ju lutemi prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta

3. Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht

4. Kosto e testit PCR është 35 Euro

5. Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh

Testi i antitrupave (testi i gj akut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.

Ku mund të testohem?

Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve. Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.