Deklarata qe ka bere se fundmi presidentja e Komisionit Evropian ka shprehur nje fare optimiszmi qe pushimet verore mund te jene mundshme.
Një javë pasi ajo deklaroi per evropianet se nuk duhet te planifikojne pushime apo te bejne prenotime per kete vere, Ursula von der Leyen tani duket se ka sugjeruar që pushimet mund të ishin të mundshme duke aplikuar ‘zgjidhje të zgjuara’.
“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me pak më shumë distancë sociale, por është mbresëlënëse të shohim që kemi gjetur zgjidhje. Kështu që unë jam optimiste për pushimet e verës” tha ajo.
Sidoqoftë, ajo e tregoi shume qartë në komentet e saj nëse e kishte fjalen për pushime jashtë vendit apo ato brenda vendit por gjithsesi ka shperndare njëfarë optimizmi për shumë njerëz që janë detyruar të anullojnë planet e tyre për shkak të krizës globale të koronavirusit.
“Eshte e vështirë të parashikosh se si do të jenë muajt e ardhshëm, por ajo që unë shoh është se ne kemi filluar të mësojmë të jetojmë me virusin”, tha von der Leyen, duke shtuar se ajo ishte ‘e impresionuar’ me zgjidhjet që janë gjetur nga disa sektorë për të përballuar krizën.
“Për shembull, unë jam e impresionuar kur shoh se sa inovative është ekonomia, në mënyrën se si prodhimi ka ndryshuar,” tha ajo. “Punëtorët punojnë me ndërrime, me grupe më të vogla, me distancë sociale, me masa të reja higjene.”
Masat e tilla qe kane vendosur keto biznese, te mundohen te gjithe ti zbatojne dhe ajo shpreson që mund të përdoren gjithashtu për rihapjen e sektorit të turizmit nga i cili përfitojnë edhe shumë vende në Evropë.