Lajme te mira.Europa nis lehtësimin e masave, javen tjeter hapje në keto shtete

Nga java qe vjen pritet renia e te infektuarve me covid dhe keto shtetet si Italia, Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar lehtësimin e masave kufizuese gjatë muajit dhjetor dhe priten qe te hapen pasi numri po ulet per shkak te masave te renda qe u moren ne fillim te muajit nentor.

Giuseppe Conte tha se:“Ne jemi duke punuar për të lëvizur midis rajoneve në fund vit, dhe nëse vazhdojmë kështu nuk do të kemi më zona të kuqe në fund të muajit .

Sidoqoftë, do të jenë të nevojshme masa të afatizuara. Përndryshe, ne rrezikojmë të përsërisim 15 Gushtin dhe nuk mund ta përballojmë atë. Me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron po punojmë për një protokoll të përbashkët europian.”

Ndërkohë Gjermani kanë rënë dakord për një strategji të re ndaj Covid-19 që synon lehtësimin masave për fundvitin dhe muajin janar Merkel u vuri barrën udhëheqësve rajonalë që të krijojnë një koncept mbi të cilin të gjithë mund të bien dakord.

Po ashtu dhe Franca raportoi numrin më të ulët ditor të infeksioneve COVID-19 që nga 28 shtatori ndërsa bizneset tashmë presin fjalimin e presidentit Emmanuel Macron. Në mbrëmje, kreu i shtetit pritet të njoftojë një zbutje të rregullave kufizuese.

Dhe pritet hapje te ketyre vendeve por nderkohe mos harroni te perdorni masken dhe higjenen pasi duhet te jemi shume te kujdesshem dhe vigjilent.

video