Lajm tejet i hidhur, ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 92-vjeçare shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Abedin Preza.

Lindur më 5 tetor 1928, Abedin Preza ia kushtoi jetën e tij librave dhe përkthimeve në gjuhën italiane.

Ai është ndër të parët që ka hartuar fjalorët shqip-italisht dhe italisht-shqip me 70 dhe 50 mijë fjalë e shprehje.

Preza gjithashtu ka realizuar përkthime të poezive të disa prej autorëve më të mirë shqiptarë duke i përshtatur në gjuhën italiane.

Abedin Preza është dekoruar nga ish-presidenti Italisë, Giorgio Napoletano me titullin “IL Cavaliere”. Ai është dhe fituesi i çmimit “Nositi” nga “Poeteka” si përkthyes.