Lajm i zi/ Para 5-muajsh u bë baba: I riu shkodran jep shpirt nga Covid-19

Artan Dibra, bartenderi i njohur shkodran është ndarë nga jeta si pa sojë e Covid-19. Lajmin e trishtë e bëjnë me dije miq dhe të afërm të të riut.

Mosha e tij e re ka bërë që lajmi të përhapet me shpejtësi në Shkodër dhe mesazhet në rrjetet sociale janë po ashtu të shumta. Artan Dibra ishte i martuar dhe baba i një djali të vogël 5 muajsh.

Fatkeqësisht, virusi i ka marrë atij jetën në moshë të re duke bërë që në Shkodër të pllakosë zia për artistin që bënte “magji” me kokteilet. Shumë nga miqtë e tij shkruajnë të pikërlluar për ikjen para kohe nga jeta të Artan Dibrës.

Disa nga dedikimet e miqve dhe të afërmve për të:

– Tani, do i mungoje te gjithë miqve te “Bar Millenium”, po aq sa edhe buzeqeshja, fjala e ëmbël, qytetaria dhe mikpritja e tij zones pedonale. Në emër të te gjithe bizneseve te zones pedonale, shoqata e biznesit “BID Shkidra”, i shpreh ngushellime te sinqerta familjes.