Home TE NDRYSHME Lajm i mire.Spitalet private ulin çmimin e testit për Covid, ja sa...

Lajm i mire.Spitalet private ulin çmimin e testit për Covid, ja sa lire do te kushtoj tani

245
0

Disa prej spitaleve dhe laboratorëve privatë, kanë vendosur që të unifikojnë si dhe të ulin me 30% çmimin e tamponit për qytetarët.

Çmimi i testimit tashmë do të jetë në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020.

Në një deklarate të përbashkët, strukturat private që janë licensuar për kryerjen e tamponëve, theksojnë se kjo ka ardhur duke marrë shkas mbi ecurinë e situatës epidemiologjike në vend.

Deklarata e përbashkët:

“Duke marrë shkas nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila ditët e fundit është shoqëruar me rritjen të numrit të personave të prekur nga infeksioni Covid-19, në cilësinë e përfaqësuesve të autorizuar të: “Laboratorit American Hospital, Dega 2/ “Intermedica Center/ Genius Lab/ Noval Giagnostic/ si struktura të licensuara dhe të njohura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale për kryerjen e testit Real Time PCR, për Sars Covi2, për arsye administrative bazuar në kërkesat e përsëritura të MSH, angazhohemi për të ulur çmimin e testit PCR, me 30%, unifikim të tij në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020, si dhe vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me kapacitetet tona në mbështetje të kësaj pandemie.”