Lajm me i bukur per vendin tone, ndodh për herë të parë pas 14 muajsh pandemi dhe covid

Që nga muaji marsi i vitit të shkuar, kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid-19 të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus në vendin tonë janë konfirmuar në mars dhe që prej atëherë, numërohen 131,577 të infektuar dhe 2,408 humben jeten.

Siç kanë bërë tashmë të ditur edhe ekspertët Komitetit Teknik, incidenca është në ulje thuajse në të gjithë bashkitë e vendit.