Lajm i mire per pensionistet. Ja cfare pritet te ndodhe ne 1 prill

Nje lajm i mire per pensionistet. Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër.

Çfarë do të ndodhë nga 1 prilli

Ekspertja foli dhe për ndryshimet e pensioneve nga 1 prilli, për pjesën që të gjithë pensionistët do ta marrin në bankë. “Mendoj se nuk do të jetë e lehtë. E para lidhet me aftësinë e individëve për të përdorur teknologjinë dhe mundësinë që do të ketë sektori bankar për ta ofruar këtë shërbim të tyre.

Nuk do të ketë një shtrirje në të gjithë vendin fillimisht, sepse është e pamundur, pasi edhe nga ana e sistemit bankar do të duket një numër i shtuar personeli. Ka individë që nuk shkojnë dot për ta tërhequr pensionin në bankë dhe mund t’ja japin kartën një të njohuri, pra nuk mund ta zhdukim këtë fenomen, por gjykoj që mund të minimizohet ose mund të ulet”, përfundoi ajo.