Turizmi ne Europe ka marre nje goxha mbeshtetje morale dhe financiare nga Komisioni Evropian pasi rekomanduan hapjen e kufijve gjate sezonit veror.
Rrjedhimisht Gjermania ka njoftuar hapjen e kufijve me Austrine, Francen dhe Zvicren dhe ndersa behet e ditur se ne ndihme te 100 mije bizneseve te vogla do te jepen 8 miliarde euro.
Te merkuren u mor kjo mbeshtetje dhe Komisioni rekomandoi rihapjen e kufijve qe u mbyllen per mos perhapjen e koronavirusit.
Me heqjen e masave kufizuese tani shqetesim mbetet rindezja e motoreve te ekonomise dhe rifillimi i levizjeve brenda BE-se.
Komisioni europian po perpiqen te ndihmojne turizmin europian te kthehet ne shina ndersa do garantojne shendetin dhe sigurine.
Megjithese hapja e kufijve te 27 vendeve te bllokut nuk eshte e detyrueshme, disa vende do te hapin kufijte me fqinjet ndersa disa kufizime do mbesin ne fuqi nea to vendet me te prekura si Spanj e Italia.
Pervec fondit per bizneset e vogla KE ka ne plan qe do te hartohet edhe per rimbursimin e biletave te avioneve pas atij anulimi masiv qe u be.
Ndaj Gjermania duke filluar qe kete te shtune hap kufijte me Austrine, Francen dhe Zvicren, e pjesa tjeter pas dates 15 qershor.
Gjithsesi hapja e kufijve do shoqerohet edhe me rinisjen e fluturimeve per te cilat jane percaktuara rregulla te qarta si mbajtja e maskes dhe ndoshta heqja e ndenjeses se mesit.