Home TE NDRYSHME Lajm i mire më në fund/Ambasadorja shqiptare nëGreqi jep lajmin e mrekullueshëm,...

Lajm i mire më në fund/Ambasadorja shqiptare nëGreqi jep lajmin e mrekullueshëm, po ndodh për herë të parë

1138
0

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, teksa ka qenë mëngjedsin e sotëm e ftuar në emisionin Ditë e re ka dhënë lajmin e shumëpritur për të gjithë emigrantët shqiptarë. Ajo ka deklaruar se emigrantët që më parë I merrnin shërbimet ën Athinë, tashmë do kenë shërbime konsullore në ishujt Kretë dhe Rodos.

“Ambasada shqiptare do të vazhdojë shërbimet konsullore në ishujt Kretë dhe Rodos. Do të ofrojmë shërbimet tona në shtëpitë e tyre, për personat që kanë vështirësi të lëvizin”, shprehet Hajdaraga.

Gjithashtu ajo thotë se shteti helen ka hequr kufizimet për hyrjet nga vendi jonë për sa i përket punonjësve sezonalë dhe se pas datës 28 qershor qeveria greke do të marrë vendime të reja për të lehtësuar masat në kufirin shqiptaro-grek. Ajo sqaron rregullat, që duhen ndjekur për të hyrë në shtetin grek.

“Duke filluar nga data 19 qershor, Greqi ka hequr kufizimet për hyrjet nga Greqi. Shtetasit shqiptarë patjetër mund të udhëtojnë drejt Greqisë, duke qenë të pajisur me formularin e lokalizimit të pasagjerëve (PLF), të cilin mund ta gjejnë te faqja travel.gov.gr. Gjithashtu mund të jenë të pajisur me një nga dokumentet, siç është certifikata e vaksinimit, ose testi PCR negativ brenda 72 orëve, ose Rapid test negativ brenda 48 orëve, ose një certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga 2 deri në 9 muaj. Këto mas janë të vlefshme për kufijtë tokësorë. Pra nga Kakavija deri në datën 28 do të lejohen të hyjnë në shtetin Helen 1,500 hyrje në ditë, Qafë Botë 250 dhe Kapshticë 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonalë. Nëse kuotat janë plotësuar, atëherë formulari PFL nuk del. Deri në datën 28 qershor do të mbeten të njëjtat kuota për hyrjen e shtetasve. Pas kësaj date, besoj se do të kemi rregulla të reja, akoma më lehtësuese për shtetasit shqiptarë.”