Plani i ri i qeverise duket te jete disi shtrengues per plazhet, pasi thuhet se plazhet do te jene te hapur vetem per hotelet qw nga data 1 qershor dhe per te tjeret pas dates 10 qershor.
Kjo ishte ne planet e qeverise per te rihapur sezonin turistik me lehtesime gjate veres por duke u bazuar edhe ne ate cka ndodh kudo ne Evrope.
“Plazhet do të hapen vetëm për hotelet më 1 Qershor, ndërsa pas 10 qershorit për të gjithë”. Kështu u shpreh Kryeministri Rama lidhur me vendimin e qeverisë për të celur sezonin turistik këtë verë.
“Kam marr të shara me libër shtëpie nga plazhistë në Dhërmi që i kishte përzënë policia e shtetit. Nuk kam ndër mend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush në Europë nuk I ka hapur plazhet. Këtë javë ne mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve. Parimin e rërës së xanun do ta ndëshkojmë. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 Qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 Qershorit për të gjithë”, tha Rama./Opinion.al