Kryeministri njofton masat e reja që hyjnë në fuqi më 1 qershor 2020 dhe do ndryshoj jeten e qytetareve

1 qershor po vjen dhe rregullat e reja do te hyjne ne fuqi dhe shpresojme qe vendi do hapet dhe cdo gje dhe shpresojme qe cdo gje te shkoje mire.

Ne date 1 qershor

Hiqet ndalimqarkullimi në të gjithë Shqipërinë

1 qershor

Hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi.

1 qershor

Hapen plazhet vetëm për hotelet.

10 qershor

Hapen të gjitha plazhet

Fundjavat 6-7 dhe 13-14 qershor, ndalimqarkullimi i automjeteve.

E PLOTË / Komunikimi publik i Kryeministrit për vijimin e Fazës II të hapjes në 1 qershor:

A është virusi më aktiv të shtunën dhe të dielën dhe a ka fasha orare të ndryshme nga fashat orare që përdoren për ta luftuar atë?

E nisa me këtë pyetje absurd këtë komunikim, sepse lexoj e lexoj plot komente e komentatorë, që nga padija apo padurimi ironizojnë, shajnë e mallkojnë, mua të parin, për fashat orare. Në fakt është shumë e thjeshtë. Mjafton të kesh pakëz dëshirë të arsyetosh. E gjithë dinamika e kësaj lufte, e cila do të jetë gjithnjë e më shumë betejë e përditshme e secilit me veten, në radhë të parë, varet qysh prej ditës 1 nga niveli i ekspozimit të popullatës ndaj virusit. Nëse nuk është vështirë të kuptohet pse në Fazën I, orët e lëvizjes ishin shumë të kufizuara për punë apo për pazare, Faza II nisi me lehtësime, me zona dhe fasha të ndryshme, ashtu sikundër s’besoj të jetë më e vështirë për t’u kuptuar se me fashën tanimë të hequr fare në zonat e gjelbra, apo të zgjeruara deri në 21:00 në zonat e kuqe, dita e shtunë dhe e dielë ka një rrezik shumë më të madh ekspozimi, nëse lejohet qarkullimi i lirë i makinave dhe derdhja në rrugë e të gjithëve, pa përjashtim, në këtë mot kaq të bukur dhe joshës. Pra, nuk është virusi që na lufton me orare, edhe as që del i armatosur të shtunën a të dielën në zonat e kuqe, por jemi ne që përpiqemi të mbrohemi ndërkohë që hapemi me kujdes dhe zgjerohet hapësira jonë e lëvizjes.