Lajm i mire/Ja muaji kur del ne treg vaksina e koronavirusit do te blihet në farmaci, dhe ja sa do kushtojë..

Lajm i mire per te gjithe.Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, e cila në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë antidodin kundër koronavirusit, ka deklaruar se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Numri një kompanisë tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit. Me pak fjalë, dy muaj para mbylljes së vitit, për t’i dhënë dritën jeshile ciklit të prodhimit dhe, natyrisht, marketingut në shkallë të gjerë.

Piero Di Lorenzo u shpreh se ‘meqenëse jemi në prani të një pandemie të tmerrshme, agjencitë rregullatore do të shkurtojnë kohërat burokratike dhe do ta japin autorizimin për nisjen e prodhimit sa më shpejtë të jetë e mundur

Me pak fjalë, duke filluar nga muaji janar vaksina do të gjendet në farmaci…

Kreu i Irbm theksoi se “Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine.

“Nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk ka surpriza, atëherë, në 180 ditë vaksina do të jetë e disponueshme në farmaci me një kosto shumë të ulët, 2-3 euro.

Kjo është arsyeja pse viti 2021 mund të na bëjë të “harrojmë” këqijat e 2020-ës. Planeti në 12 muaj do të jetë imun nga Covid-19.