Komisioni i Bashkimit Evropian synon të zgjerojë dhe lehtësojë bashkimet familjare, me emigrantët dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe emigrantet shqiptaret.
BE ka hartuar një draft, që pritet të miratohet, për të lehtësuar rrugët e bashkimit familjar.
Synohet të lehtësohen procedurat e bashkimimit të anëtarëve të familjes, duke përfshirë vëllezërit e motrat me familjet e formuara në vendet në tranzicion, përmes Paktit të Ri të Migracionit për Migracionin dhe Azilin.
Komisioni i BE ka shpalosur propozimin e tij të ri për një Pakt mbi Migracionin dhe Azilin, i cili mbulon një gamë të gjerë elementesh që janë të nevojshëm për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët Evropiane për migracionin.
Ndër të tjera, pakti i ri synon të zëvendësojë procedurat joefikase që shkaktojnë mosfunksionim në sistemin evropian të menaxhimit të azilit dhe migracionit, duke futur procedura të integruara si shqyrtimi i hyrjes dhe vendimmarrja më e shpejtë.
Propozimi synon gjithashtu ta bëjë më të lehtë rrugën për migrantët e aftë, për të ardhur në Evropë (jo vetëm për ata që janë vende Europiane, si Shqipëria, që pritet të kenë edhe më shumë lehtësira), pasi Komisioni pohon se Evropa po mbetet prapa në garën globale, për tërheqjen e më të talentuarve dhe më të kualifikuarve në botë.
Ndër ndryshimet e tjera që Komisioni dëshiron të bëjë përmes paketës së paraqitur më 23 shtator, është një përkufizim më i gjerë i “anëtarit të familjes”, duke përfshirë vëllezërit e motrat dhe familjet e formuara në emigracion, në mënyrë që të forcojë ribashkimin e familjes.
Për shembull, një vajzë apo djali i ri, i fejuar, ose i sapomartuar, apo që e ka ndërtuar familjen jashtë nuk mund të pengohet për t’u bashkuar me anëtarë të tjerë të familjes, si deri tani, nëse janë mundësisë, në rast se të dyja palët e kërkojnë një gjë të tillë.