Lajm i keq/Rriten ndjeshëm rastet me covid, njoftimi i fundit i Ministrise se Shendetesise

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vijon edhe sot rritja e bilancit të koronavirusit në vend. Nuk shënohet asnjë humbje jete, por rastet shkojnë në 182.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë, ndërkohë që janë shëruar 23 pacientë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 182

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,613