Lajm i keq për shqiptarët! Greqia shtyn sërish hapjen e kufirit me Shqipërinë deri ne kete date

Sipas njoftimit të Ambasadës greke në vendin tonë, deri më datë 7 qershor 2021 shqiptarët nuk do mund të udhëtojnë drejt Greqisë. Ndalimi i shqiptarëve që të udhëtojnë lirshëm drejt vendit fqinj vazhdon prej muajsh, ndërsa së fundmi është hapur kufiri për ata që mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

“Masat kufizuese në fuqi për personat që hyjnë në Shqipëri nga Greqia do të vazhdojnë siç janë, nga sot deri në 7 qershor 2021,” njoftoi ambasada e Greqisë në Tiranë.

Kujtojmë se në vendimin e fundit, Greqia vendosi të hapë kufirin me Shqipërinë vetëm për punëtorët sezonal, e vlefshme deri në datë 31 maj, ndërsa kategoritë e tjera nuk lejohen të kalojnë në Greqi.