Lajm i keq nga Ministria! Ja masat e reja te izolimit te Shqiperise, cdo ndodhe me kufinjte dhe shkollat

Komiteti Teknik i Ekpspertëve ka dalë në një konferencë për situatën epidemike dhe ka njoftuar masat e reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në 14 ditë ka pasur një rritje të rasteve me 260 raste.

Manastirliu tha se masat që janë në fuqi do të vijojnë pasi kanë dhënë impakt dhe se universitetet do të vijojnë onlinë, ndërsa fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë të bezulluara deri më 1 shkurt.

“Sa i përket situtës komiteti ashtu sikurse realizon në mënyrë dinamkie ka bërë një vlerësim të situatës duke vlerësuar një rritje të incidentës dyjavore një rritje në 14 ditë. Një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit. Nga ana tjetër kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki. Sa i përket numrave të pacientëve ballafaqohemi me një numër të rasteve në rritje në spitale edhe pse është e qëndrushem. Por është një situatë ku tregon se duhet të kemi një kujdes të shtuar.

Do kemi në zbatim masat të cilat i gjykojmë që kanë dhënë impakt dhe kanë dhënë efekt. Mësimi në universiete do të jetë online deri në një urdhër të dytë. Duke qenë se data 18 do të ishte data që ne do vlerësonim informacionet për fluturimin në Britaninën e madhe, duke qenë se ka raste të reja në rritje nga infeksioni i ri, Komiteti ka marrë vlerësim që fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar të mbeten të pezuluara deri më datë 1 shkurt,” tha Mnastirliu ndër të tjera.

Masat në fuqi:

Kufizimi i lëvizjes 22:00 deri në 06:00.

Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fastfood në orën 22:00-06:00.

Mësimin në universitete do të jetë onlinë deri në një urdhër të dytë.

Pezullohen fluturimet me Britaninë deri në 1 shkurt.