Lajm i fundit/ Humb jeten mjeku 49 vjecar, para 3 ditësh nisi pushimet

Një ngjarje ka ndodhur pak më parë në Radhimë. Një doktor nga Korça është gjetur pa shenja jete.

Behet e ditur se, doktori me inicialet Kujtim Shabani kishte tre ditë që kishte nisur pushimet në Radhimë

49-vjeçar që u gjet pa shenja jete në shezlong është Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës, Kujtim Shabani.

Shkak ishte të një ataku kardiak, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha, ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human, i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.