Dalin rregullat e reja qe duhet ti dini para se te udhetoni ne BE
Linjat ajrore nuk do të duhet të lënë bosh ndenjësen e mesit në avionë, por pasagjerët do të duhet të vendosin maska kur të ngjiten në bordin e avionit dhe nëpër aeroporte ndaj duhet te kene kujdes.
Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, ekzekutivi do të propozojë kuponë për fluturime të anuluara ose për pushime që të qëndrojnë të vlefshme për të paktën një vit me mbrojtje kundër falimentimeve, kështu që njerëzit do t’i pranojnë ato në vend që të kërkojnë rimbursime të plota nga linjat ajrore dhe firmat e udhëtimit ndaj kjo eshte e qarte.
“Autorizimi i përdorimit të vendeve bosh, për të rritur distancën fizike në avionë, nuk është i rekomandueshëm,” thuhet në dokumentin e Komisionit, i cili u pa nga Reuters para publikimit zyrtar të mërkurën.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila vlerësoi se kriza mund të kushtojë linjave ajrore në total 314 miliardë dollarë, ka këshilluar kompanitë që të kontrollojnë temperaturën e pasagjerëve, të mbledhin detaje personale për çdo gjurmë kontakti dhe të pastrojnë dhe dezinfektojnë terminalet dhe pajisjet.
Ajo rekomandoi që në fytyra të vendosen maska gjatë fluturimeve, por jo bllokimi i sediljeve të mesme.
Disa linja ajrore amerikane kanë zbatuar tashmë masa distancuese, disa duke bllokuar vendet në mes
Ekzekutivi i BE nuk pranoi të pezullojë ligjin, që u jep udhëtarëve të drejtën e një rimbursimi të plotë të parave, nëse fluturimi është anuluar.
Por tha se kompanitë duhet t’i bëjnë kuponat me më shumë përfitime për pasagjerët, duke u dhënë atyre një periudhë më të gjatë vlefshmërie, duke u ofruar kushte të njëjta me rezervimin që kishin bërë që në fillim ose ndoshta edhe duke u dhënë atyre një vlerë më të lartë.
Ndaj duhet te keni kujdes dhe te jeni me te kujdeshem.