La Shqiperinë për Gjermanin mjekja shqiptare: ‘Do punoja dhe për 200 euro në vendin tim’!

Mjekja shqiptare qe punon ne Gjermania Aurora Dollenbeg eshte shprehur se: “Ikja ime para 10 viteve në Gjermani, ka qenë jo vetëm e imja, por ka qenë thuajse një brez i tërë që u largua. Unë kam qenë e para që kam hapur lajmin në Shqipëri që në Gjermani ishte i mundur punësimi. Mund ta quaj veten fajtore për këtë eksod, por pse u bëmë fajtor ndaj vendit tonë?

Në ato kushte që ne ishim në fillim dhe kur akoma nuk ishin hapur konkurrimet për specializim, ishte një konkurrencë e jashtëzakonshme. Shumë breza, pak vende specializimi dhe kushtet e tjera dihen, rrogat ishin shumë të ulëta.

Unë do kisha qenë dakord edhe për një vend punë me 200 euro vetëm që të startoja, se si një mjeke e re ti ke nevojë fillimisht që të marrësh eksperiencë, pastaj të bësh karrierë, por në atë periudhë ishte konkurrencë shumë e lartë, ndërsa në këto momente Shqipëria po lufton për t’i mbajtur mjekët.”

Ligji i ri për studentët e mjekësisë i detyron mjekët të punojnë në Shqipëri tri vite pas përfundimit të studimeve. Idealja do të ishte që të gjithë të ruanim brenda vetes ndjenjën e patriotizmit e t’i shërbenin vendit tonë në liri të plotë zgjedhjeje, por edhe qeveria nga ana tjetër duket të plotësojë disa standarde.