Ky veprimi që bën 17-vjeçari nga Lezha nuk e ka bërë askush ndaj koronavirusit

Një djale 17-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka ndërmarrë një nismë krejt unike në këtë situatë kundër koronavirusit.

Ai ka dalë në rrugët e qytetit dhe ka dhuruar 500 maska për kalimtarët e ndryshëm, ndërsa duket se ndihmon edhe të moshuarit që t’i vendosin ato për t’u mbrojtur nga Covid-19.

17-vjeçari i quajtur Aldi Gjoka ka arritur që vetëm me shpenzimet e tij të sigurojë rreth 500 maska për t’ua shpërndarë ato kalimtarëve të rastit në rrugët e qytetit të tij.

Ky gjest përbën një nismë shumë të veçantë që jep një kontribut domethënës në ndërgjegjësimin e njerëzve për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe shpresojme se shume individe te tjere te bejne te tilla vepra te mira.

Ne vidjo duket kjo nisme kaq e bukur