Pavaresisht se Organizata Boterore e Shendetesise ka paralajmeruar per te mos liruar masat ndaj koronavirusit, shteti i Danimarkes do te hape shkollat dhe qendrat e kujdesit shendetesor te merkuren qe vjen.
Ky vendim per lehtesimin e masave ka ardhur pasi numri i te prekurve me COVID-19 ne kete shtet skandinav eshte stabilizuar shume.
Megjithate ata kane lajmeruar se masat shtrenguese per mjediset e tjera si lokalet, restorantet, qendrat tregtare, ende do te jeni ne fuqi si edhe ndalimi i grumbullimeve publike prej me shume se 10 persona ka per te qene njesoj per te pakten nje muaj tjeter.
Kryeministrja e vendit Mette paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm nëse rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht.
“Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.
Deri më tani Danimarka raporton mbi 5000 persona të prekur me koronavirus dhe një total prej 237 jet te humbura.