Ky eshte ushqimi i përsosur për dëshirën seksuale, crregullimet hormonale, ankthin, mungesën e energjisë dhe gjumin

Ushqimi i përsosur për dëshirën seksuale, crregullimet hormonale, ankthin, mungesën e energjisë dhe gjumin

Maca vjen nga familja brassica (mustardë), e ngjashme me rrepën dhe lakren.Ky superushqim dallohet per për burimet e saj të pabesueshme të vitaminave, mineraleve, proteinave, fibrave, karbohidrateve, aminoacideve, si dhe një numër të komplekseve alkaloide dhe deri në 20 acidet yndyrore esenciale.
Edhe sot, shumë atletë dhe madje edhe bodybuilders ende përdorin maca për të ndihmuar në ndërtimin e forcës, qëndrueshmërisë dhe performancës së tyre. Por, zonja dhe zotërinj, duhet ta dini se maca ka një përfitim tjetër më pak të njohur se hulumtuesit po fillojnë të kuptojnë. Ajo ka aftesine per te balancuar hormonet, per burrat dhe grate ne faza te ndryshme te jetes. Sipas ekspertëve, maca është veçanërisht e mirë për gratë gjatë menopauzës..

Rregullon crregullimet hormonale
Para së gjithash, ju duhet të dini se maca konsiderohet të jetë një përshtatës endokrine. Maca nuk përmban hormone, por përmban substanca të nevojshme ushqyese për të mbështetur prodhimin normal të hormoneve brenda trupit tuaj. Një nga këto lëndë ushqyese është DIM (Diindolylmethane), një fitokimik që gjendet në shumë perime si brokoli, lakra.DIM është gjetur në studime të shumta për të përmirësuar ndjeshëm balancën e hormoneve (si estrogjenit dhe testosteronit) në meshkuj dhe femra. Maca është gjithashtu efektive kundër disa llojeve të kancerit. Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se maca mund të ndihmojë për të normalizuar nivelet e hormoneve duke punuar ne sistemin tuaj endokrin.

Redukton simptomat e menopauzës
Siç kemi thënë, maca mund t’ju ndihmojë të balanconi hormonet tuaja, që do të thotë se është shumë e dobishme për gratë që të zvogëlojnë simptomat tipike të lidhura me menopauzën. Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se maca mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave negative fiziologjike dhe psikologjike të përjetuara nga gratë në menopauze, siç jane , djersitja gjate nates, gjumi i ndërprerë, nervozizmi, depresioni dhe rrahjet e shpeshta te zemrës.

Zvogëlon nivelin e kolesterolit
Ju duhet të dini se maca është e ngarkuar me sterols bimore, duke përfshirë sitosterol, campestrol, ergosterol, brassicasterol, dhe ergostadienol. Sipas ekspertëve, këto kimikate janë në thelb te ekuivalentit te kolesterolit të gjetur ne trupin tuaj. Këto sterola ndihmojnë për të formuar membranat qelizore në bimë.

©shiko.news/përktheu j.memeli/