Home TE NDRYSHME “Ky është një hap i shumëpritur për ne”, Edi Rama jep lajmin...

“Ky është një hap i shumëpritur për ne”, Edi Rama jep lajmin fantastik: Ja cfare do ndodhi në 14 maj

210
0

Rama ka njoftuar sot për miratimin e marrëveshjes së lidhjes së Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT”, me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale “OST”.

Mirëpo kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020!”, shkruan Rama.

Postimi i plote i Edi Ramës në Facebook-un e tij:

“LAJM I MIRË!

U miratua më në fund marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020!

Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT dhe OST për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike” – shkruan Rama.