Ky eshte i vetmi vend ne Evrope qe po e kalon koronavirusin pa probleme

Në Suedi nuk do të ketë mbyllje apo ndalime dhe imuniteti i popullsisë suedeze do të arrihet në maj.

Agjencia e Shëndetit Publik, shprehu bindjen absolute që “kulmi u arrit një javë më parë, dhe ne do të kemi më pak raste, çdo ditë“.

Përmes zv/drejtorit Anders Wallensten, agjencia bëri me dije se bazuar në një testim të kryer në 700 persona, deri në daten 1 maj, një e treta e popullsisë në rajonin e Stokholmit do të infektohet nga virusi, pra diku tek 600 mijë njerëz. Megjithate aktualisht rastet e infektimit në kryeqytet janë pak më shumë se 6 mijë paciente.

Nëse skenari i parashikuar nga epidemiologu i Agjencisë, do të konfirmohej, kjo mund te kuptohej se në maj popullsia suedeze do arrijë të fitojë imunitet ndaj virusit.

Për Suedinë kjo do të ishte dalja nga tuneli, pa pasojat ekonomike që koronavirusi ka shkaktuar në pjesën tjetër të globit, sepse atje kompanitë dhe zyrat kanë qenë gjithmonë të hapura.

Suedia eshtenje nder te pakta vende që është mbështetur më shumë në bindjen qytetare sesa në ndalime dhe izolime.

“Ligjet tona mbështeten në përgjegjësinë individuale: qytetari ka përgjegjësi të mos përhapë një sëmundje. Kjo është pika nga ku jemi nisur, pasi me ligjet që ne kemi nuk ka shumë mundësi për të mbyllur dhe izoluar qytetet. Karantina mund të përdoret vetëm për individët e prekur ose zona të caktuara si shkollat ose hotelet”, u shpreh Tegnell./Opinion.al