Njoftimi fundit/ Qytetarët që do udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë duhet të plotësojnë këto kushte

Një njoftim i rëndësishëm ëshë bërë me dije nga kompania e fluturimeve “Air Albania” në lidhje me kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas. Bëhet me dije se lejohen të udhëtojnë familjarët e personave që kanë në Itali leje qëndrimi për një periudhë të gjatë kohe si dhe ata që kanë partner/e dhe një marrëdhënie stabël.

Gjithashtu me rëndësi është edhe pajisja me testin negativ për Covid, maksimumi 72 orë para nisjes. Më poshtë jepen udhëzimet e plota, të cilat do të jenë në fuqi deri më datë 30 korrik të këtij viti.