Kur ndodh mbyllja e shkollave? Gati skenari nga Ministria e Arsimit,

Tashme dimri me viruset gripale ka ardhur dhe plus kesaj eshte dhe covid 19 dhe nese te infektuarit ne shkolla do te kete nje rritje te madhe atehere pritet mbyllja e shkollave dhe per te kaluar ne skenarin numer 2 duke bere mesimin online.

Ndërsa skenari më i keq është që mësimi online të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, por gjithmonë kjo do të jetë në varësi të situatës së të infektuarve në këto institucione, por edhe në mbarë vendin.

Sipas të dhënave të deritanishme, në mbarë vendin janë 130 mësues të cilët janë të infektuar. Vatra më e nxehtë e ditëve të fundit ka qenë shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, me 13 personel të infektuar, 10 mësues dhe 3 sanitare. Ndërsa numri i nxënësve në karantinë që prej fillimit të vitit shkollor është 60 në mbarë vendin.

Me shtimin e të infektuarve me Covid-19 po redukton kapacitetet e dy spitaleve Covid, të cilat në total kanë rreth 500 shtretër.

“25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira. Dy strukturat e tjera Covid janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njërëzore. Edhe në strategjinë e vjeshtë-dimrit kemi të parashikuar për të përfshirë spitalet rajonale nëse do të këtë rritje të rasteve pozitive”,– u shpreh Manastirliu.