Kur mjalti dhe qumështi bëhen bashkë, ja çfarë përfiton organizmi ynë

Mjalti dhe qumështi veç e veç janë të shkëlqyeshëm për shëndetin, por kur veçoritë e tyre bashkohen, fitohet një pije e shëndetshme. Qumështi është i mire për hidratim, shëndetin e kockave, rregullimin e tensionit të gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, parandalon shëndoshjen dhe diabetin e tipit 2, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.

mjalteMjalti është ëmbëltues shume i mire po ashtu, burim i energjisë, vlen për dobësim sepse nxit djegien e yndyrave, përmirëson qëndrueshmërinë, ka veçori antibakteriale, antifungale dhe antioksidative.

Ja disa të mira që organizmi përfiton nga kombinimi i këtyre dy përbërësve

Kujdesi për lëkurën

Mjalti dhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër Spa qendra të ndryshme banjash nëpër botë. Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.

Qëndrueshmëria

Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Ngadalëson plakjen

Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin, dhe jo vetëm në lëkurë. Njerëzit në shumë civilizime të vjetra (grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët) kanë pirë qumësht dhe mjaltë për të ruajtur rininë e tyre.

Veprimi antibakterial

Hulumtimi ka treguar që kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët sesa qumështi dhe mjalti veç e veç.