Kur ikën vala e të nxehtit? Sinoptikania jep lajmin e mire, ja kur do të vijnë ditët e freskëta.

I nxehti afrikan ka përfshirë sërish Shqiperine teksa temperaturat kanë arritur vlerat e tyre maksimale deri në 43°C.

Sinoptikania Lajda Porja tregoi se vlerat më të larta i kanë shënuar Elbasani dhe Berati, ndërsa shtoi se kjo javë do të mbyllet e nxehtë.

‘’Ditë shumë e nxehtë, ora shënon ora 5, jashtë është shumë nxehtë, duket si në mesditë dhe jo pasdite. Në fakt krahasuar sot ka pasur një rritje të lehtë. Temperaturat më të larta kanë arritur 43 gradë në Elbasan, Berat, Kuçova, Ura Vajgurore, janë shënuar më të larta. Diçka më freskët në Veri pasi po tërhiqet kjo valë. Sot është ndier nxehtë dhe në zonat juglindore që i ka përfshirë. Parashikohet që valët e të nxehtit të tretë afrikan, deri më tani temperaturat më të larta do të vijojnë deri në fundjavë, edhe pse e shtuna do të sjellë një rënie me 2-3 gradë, pritet që e diela do të risjellë 1-2 gradë rritje”, u shpreh Lajda Porja në News 24.

Po ashtu Porja thekson se kjo verë është ndër më të nxehtat e 5 viteve të fundit, ndërsa pohon se për në rënie temperaturash në duhet të presim gushtin.

“Valët e të nxehtit afrikan do ti kemi edhe për disa ditë. Një ngjashmëri me 2016, 2017, nëse kujtojmë 2019, ky korrik ka patur 3 valë të nxehta afrikane. Historiku është shënuar në Gjirokastër 43.4 gradë. Është ndër verat më të nxehta të 5 viteve të fundit. Temperaturat më të larta ka pasur zona e ndërmjetme, pasi i nxehti pengohet nga vargmalet e Lindjes. Në korrik zakonisht kemi pasur 1-2 valë. Korriku ka qenë me ditë shumë të nxehta. Parashikohet që deri në datat 6-7 gusht do të vijojë me temperatura të larta mbi 35 gradë. Do të kemi freskim të ndjeshëm pas datës 6, por do të kemi valë të nxehta edhe në gusht. Korriku ka shënuar rekorde. Gushti do të ketë temperatura jo më të larta’’- tha sinoptikania