Kur do ti khehemi jetës normale? Mjeku gjerman tregon per here te pare se si merr fund pandemia e koronavirusit

Profesor doktor Andrej Trampuz thote se fundi i virusit do te vije vetem nga vaksina qe pritet te dale sa me shpejte ne treg.

Te gjithe presim vaksinen dhe aty eshte e gjithe e ardhmja e botes per nje dite te qete dhe nje jete normale.

Drejtori i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité – Universitätsmedizin” në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë paralajmëron se pandemia do të shpërthejë sërish nëse nuk ka një kurë pasi deri tani është e infektuar më pak se 1 për qind e popullsisë të botës, që do të thotë se nuk ekziston imuniteti kolektiv.

Ndaj pritet qe ky virus te largohet vetem duke ndejtur ne karantine dhe me nje kujdes te madh.

Në një intervistë për REL, profesori Trampuz thotë se: “Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke e ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”.

Kështu që shpresat për t’iu kthyer jetës normale mbeten për vitin 2021. Sa i përket teorive se si u krijua një virus i tillë, mjeku gjerman thekson se vetëm natyra është aq inteligjente që ta krijojë, jo njeriu.

Ndaj beni kujdes.