Për të kontribuar në pakësimin e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në ngadalësimin e faktorëve që sjellin ngrohjen globale, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij. Më poshtë do të rëndisim disa mënyra për të kursyer energjinë në shtëpi. Kjo do të thotë se do të harxhoni më pak energji dhe do të paguani më pak para.
Ndryshoni llambat e zakonshme duke vendosni llamba ekologjike. Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Në Shqipëri ka filluar prej vitesh tregtimi i llambave të tilla, madje edhe llambat fluoreshente. Konsumojnë pak energji dhe janë të madhësive të ndryshme , 12 herë më afatgjata se ato të zakonshmet.
Izoloni ngrohësin e ujit. Izoloni papafingon, muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet më kot, pasi shërben për të ngrohur hapësirën. Kjo mënyrë është shumë e thjeshtë. Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të bëni mirë t’i izoloni. Edhe pse fillimisht mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare, do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje.
Frigoriferi.Ky elektroshtepiak kaq i domosdoshem për ne, është një nga konsumatoret më të medhenj të energjise. Konsumon edhe me shumë së kondicioneri. Prandaj keshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjera të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij. Gjithashtu, nëse jeni në kërkim të një frigoriferi te ri, kini parasysh diçka: sa më i madh frigoriferi, aq me shumë harxhon.
Kondicioneri.Shumë i nevojshem ne ambientet familjare, sidomos gjatë diteve të nxehta të verës. Keshillohet që, në verë, temperatura e kondicionerit të qendrojë stabel në 25 grade Celsius, kurse në dimer temperatura perfekte është 20 grade Celsius. Gjatë verës keshillohet që të përdoret edhe freskuesja, në mënyrë që ajri i ftohtë të shpërndahet në të gjithë dhomën.
Dushi.Instaloni nje kokë dushi të vogel: sa më i ulet presioni aq më pak ujë të ngrohte harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Te termostati i dushit caktojeni temperaturen në 50 grade Celsius. Uji i fortë krijon copeza të ngurta rreth rezistences se dushit, duke e ulur efiçencen e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj. Kur nuk jeni në shtepi, mos e mbani dushin në prizë.
Televizori. TV Plazma janë konsumatoret me të mëdhenj të energjisë, prandaj nese doni të kurseni, zgjidhni një LCD. Por ndryshimi qendron edhe tek madhesia, prandaj midis nje 32” dhe një 55”, zgjidhni të parin.
Kompjuteri.Fikeni kompjuterin nese nuk do e perdorni per me shume se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit. Nderroje desktop-in per nje lap-top, sepse harxhon me pak energji. Nderroje ekranin e vjeter te kompjuterit me nje LCD, per te njejten arsye.
Ndryshoni ngrohësin e ujit. Nëse keni një ngrohës uji të vjetër, atëherë me siguri ju kërkon shumë energji, dhe rrjedhimisht edhe shumë para.
Teknologjia sa vjen dhe përparon, duke ndikuar njëkohësisht edhe te ngrohësit e ujit, që çdo familje i ka. Prodhimet më të fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse i juaji i ka bërë vitet e veta, blini një me valvula termostatike.
Termoizolimi /Dopio xham për dritaret. Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara lëshojnë një të pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji. Rreth 60 % e konsumit të energjisë për një apartament familjar tipik shkon për ngrohjen, si te ambientit, ashtu edhe – të ujit. Edhe në rastet e ftohjes së ambientit në verë, termoizolimi luan nje rol shumë të rendësishëm. Sa më i mirëizoluar të jetë një ambient, aq me gjatë e ruan nxehtësine apo freskinë. Si te kursejme energji elektrike ne shtepi, Menyra per te kursyer enegjine elektrike, Si te kursejme energjine elektrike, Si te kursejme korrentin, Energjia elektrike kursimi,
Asnjëherë mos e vini në përdorim lavatriçen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur, nëse nuk keni njëlarëse me program ekonomik. Këta artikuj të nevojshëm në shtëpi janë gjërat që konsumojnë më shumë energji, prandaj kur të vijë dita e larjes së rrobave bëni një kontroll nëpër shtëpi që të grumbulloni gjithçka, duke kursyer njëkohësisht ujë dhe energji. Mos harroni gjithashtu të lani në temperatura deri në 30 gradë, nëse është e nevojshme, duke përdorur temperatura të larta vetëm nëse është e nevojshme. Kështu edhe kurseni energji, por edhe zgjasni jetëgjatesinë e rrobave tuaja. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugen në shkallen më të ulet.
Kurseni energjinë kur gatuani. Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të kini kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht. Nëse doni të ngrohni shtëpinë, mund ta mbani hapur derën e kuzhinës pasi të keni përfunduar, që nxehtësia e sobave elektrike të shpërndahet edhe në pjesën tjetër.
Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake apo abazhurët nëse nuk është e nevojshme. Drita e vogël e kuqe e aparaturave të lëna ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe ta fikni. Gjithashtu mos harroni edhe të fikni dritat ashtu si dhe çdo aparaturë tjetër kur dilni nga shtëpia, që të mos shpenzohet pa qenë e nevojshme energji e vyer dhe para të vlefshme.
Sytë te etiketa. Përpara se të blini një elektroshtepiake të re, kontrolloni etiketen e furnizmit me energji për klasifikimin e aparatures në piramiden e efiçenses së konsumit të energjisë. Eletroshtepiaket që kanë etiketen A+ janë me efiçente dhe kursimtare me konsumin e energjisë.