Ja dhe veres i japim lamtumiren dhe java qe vjen nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin por gjithashtu pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji.Qe keshtu dhe gushtit po i vjen fundit.
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulta.
Nga e Marta kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme. Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Nga dita e Mërkurë deri dhe të Premten parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.